REFERIMET NGA INSTITUCIONET SHËNDETËSORE PUBLIKE TE OFRUESIT PRIVATË NË KOSOVË

Ky Dokument i Politikave shqyrton referimet dhe orientimin e pacientëve nga institucionet shëndetësore publike drejt ofruesve privatë në Kosovë, me fokus në transparencën e procesit, informimin dhe zgjedhjen e pacientit, barrën financiare, konfliktin e interesit dhe llogaridhënien institucionale.

Dokumenti kombinon gjetjet e anketës kombëtare të PRAK-ut me shqyrtimin e legjislacionit, akteve nënligjore, raporteve dhe dokumenteve institucionale, si dhe burimeve ndërkombëtare të përcaktuara. Analiza bën dallim ndërmjet referimit të ligjshëm dhe të arsyetuar mjekësisht, trajtimit të financuar jashtë institucioneve publike sipas procedurës së posaçme dhe orientimit jo-formal të pacientit drejt një ofruesi privat. Qëllimi nuk është të paraqitet sektori privat ose puna publike-private si problem në vetvete. Dokumenti synon të identifikojë masa praktike që sigurojnë se vendimi klinik mbetet i paanshëm, pacienti merr informacion të mjaftueshëm dhe çdo lidhje ose interes që mund të ndikojë në referim identifikohet, menaxhohet dhe mbikëqyret.

Files: