Rreth Nesh
Misioni Ynë
Të angazhojmë qytetarët (pacientët) si partnerë të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe të mobilizojmë akterët e tjerë relevant për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient në çdo kohë.
Vizioni Ynë
Kujdes i drejtë shëndetësor me pacientin në qendër.
Rreth Nesh
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) është një organizatë jo qeveritare e themeluar në vitin 2013 për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e pacientëve në vendin tonë.
Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë që çdo individ të ketë qasje në shërbime të cilësisë së lartë shëndetësore dhe të jetë i informuar mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tij si pacient.
Ne besojmë se çdo person ka të drejtën për të marrë trajtim të dinjitetshëm dhe profesional, si dhe për të marrë informacion të qartë dhe të saktë mbi shëndetin e tij. Me këtë në mendje, ne punojmë në mënyrë aktive për të edukuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë proceset e sistemit shëndetësor.
PRAK bashkëpunon ngushtë me institucione të ndryshme shëndetësore, organizata joqeveritare, dhe shoqatat e pacientëve për të promovuar një sistem shëndetësor më të drejtë dhe më të hapur. Ne organizojmë aktivitete të ndryshme, si sesione edukative, seminare dhe workshop-e, të cilat ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes për çështjet e shëndetit dhe të drejtat e pacientëve.
Përmes angazhimit tonë dhe zërit tonë të përbashkët, synojmë të kontribuojmë në krijimin e një ambienti shëndetësor ku të drejtat e pacientëve respektohen dhe mbrohen. Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar çdo pacient të ketë zërin e tij dhe të përfshihet në vendimmarrjet që ndikojnë në shëndetin e tij.
Anëtarët e Bordit
Më poshtë mund të gjeni anëtarët e bordit tonë të renditur sipas rendit alfabetik
Drita Lumi Demiri
Dr. Drita Lumi Demiri ka përfunduar specializimin në Mjekësi Familjare në vitin 2001 dhe ka
qenë e angazhuar për implementimin e këtij koncepti në Kosovë. Përveç punës së saj si
mjeke familjare, ajo shërben si mentore klinike në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë
Familjare në Prishtinë. Që nga viti 2007, ajo është koordinatore e Kujdesit Antenatal në
projektin Kosovo-Darthmouth Alliance for Healthy Newborns në komunën e Ferizajt. Dr.
Demiri bashkëpunon me agjencitë UNFPA, UNICEF, dhe OBSH për përmirësimin e
shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe është e angazhuar në sferën e shëndetit
publik.
Elmedina Kukaj
Elmedina Kukaj ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prizren. Gjatë studimeve
universitare, ajo u angazhua si vullnetare në shoqërinë civile dhe themeloi "Fondacionin e
Hemofilisë në Kosovë" në moshën 19 vjeçare. Kukaj është diplomuar si "Bachelor i Gjuhës
Angleze" dhe ka përvojë në menaxhimin e biznesit dhe organizatave joqeveritare. Aktualisht,
ajo është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe anëtare e bordit të PRAK, ku kontribuon me
praktikat dhe përvojat e saj të fituara gjatë viteve të angazhimit.
Muhamedali Kodra
Muhamedali Kodra është ekspert i Menaxhimit Shëndetësor dhe Stomatolog. Ai studioi
mjekësinë në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi studimet postdiplomike për Menaxhim
Shëndetësor në UN University for Peace – European Center for Peace and Development.
Muhamedali është njëri nga themeluesit e PRAK dhe ka shërbyer si kryetar i bordit deri në
vitin 2017. Aktualisht, ai vazhdon të angazhohet në strategjinë e shoqatës dhe fuqizimin e
saj ndërkombëtar. Përveç punës vullnetare në PRAK, ai punon si stomatolog dhe është
anëtar i OJQ-ve të ndryshme të fokusuara në shëndetësi, duke marrë pjesë në shumë
konferenca botërore.
Nafije Berisha Latifi
Nafije Berisha-Latifi ka përfunduar studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Fakultetin
Filologjik në Prishtinë. Ajo ka punuar si gazetare dhe redaktore në disa revista të njohura,
përfshirë "Zëri i rinisë" dhe "Kosovarja". Në vitin 2005, themeloi Qendrën Kosovare për
Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”. Ajo është bashkëthemeluese e Iniciativës Ballkanike
për Kancerin e Gjirit dhe ka marrë pjesë në shumë grupe profesionale e studimore, duke
përfaqësuar gazetarinë dhe shoqërinë civile në forume të ndryshme.
Ruzhdi Rexha
Ruzhdi Rexha ka përfunduar studimet master për menaxhim të sigurisë dhe është
angazhuar në PRAK që nga viti 2016. Midis viteve 2019 dhe 2024, ai shërbeu si drejtor
ekzekutiv i organizatës. Karriera e tij përfshin pozicionet si drejtor i departamentit për politika
të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nënkryetar i Komunës së Prizrenit, dhe
drejtor i departamentit për politika sociale në komunën e Prizrenit. Rexha ka qenë gjithashtu
ligjërues në shkollën e sigurisë në Bileca, Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç karrierës në
sektorin publik, ai ka qenë menaxher në disa biznese në regjionin e Prizrenit.
Anëtarët e Ekipës
Më poshtë mund të gjeni anëtarët e ekipës sonë të renditur sipas rendit alfabetik
Agron Bytyqi
Agron Bytyqi ka përfunduar studimet në infermieri dhe ka të përfunduar një master profesional në menaxhim spitalor dhe poashtu një master shkencor në menaxhim të shëndetit publik. Ai ka përvojë të gjerë në shëndetësi, duke përfshirë rolin e koordinatorit të Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit duke zhvilluar dhe zbatuar programe të avancuara të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët shëndetësorë.
Përveç kësaj, Agroni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë civile siq është Asociacionin Profesional Shëndetësor - PHA, dhe Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë - PRAK. Me angazhimin e tij të palodhshëm, Agroni ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe në avancimin e të drejtave të pacientëve në vend.
Agroni është i përkushtuar ndaj kauzës për vendosjen e pacientit në qendër të sistemit shëndetësor dhe lehtësimin e shtegtimit të pacientëve kosovarë nëpër rrugët e kujdesit shëndetësor. Ai gjithashtu ka një përkushtim në avancimin e hulumtimeve shkencore dhe politikave shëndetësore të bazuara në evidencë, me një fokus të veçantë në përfshirjen e përvojave të pacientëve për të përmirësuar sistemin dhe politikat shëndetësore.
Besim Kodra
Besim Kodra, jurist me profesion, është një nga anëtarët themelues dhe iniciatorët e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës (PRAK). Që nga themelimi i PRAK, Besimi ka qenë një avokat i fuqishëm për të drejtat e pacientëve, duke sjellë ndryshime të dukshme në sistemin shëndetësor. Dedikimi dhe udhëheqja e tij kanë qenë thelbësore në formësimin e misionit të PRAK, duke u fokusuar në përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve. Përmes punës së tij të pandalur, Besimi vazhdon të kontribuoni në përparimin e politikave dhe praktikave shëndetësore, duke pasur një ndikim të qëndrueshëm në jetën e pacientëve në gjithë Kosovën.
Edona Muqaj
Edona Muqaj, një profesioniste në fushën e ekonomisë dhe një nga anëtaret themeluese të PRAK, luan një rol kyç si koordinatore në organizatë. Me aftësi të avancuara menaxheriale dhe përkushtim të lartë, ajo ndihmon në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që promovojnë të drejtat e pacientëve dhe përmirësojnë qasjen në kujdesin shëndetësor për të gjithë.