Publikimet/Hulumtimet
PARANDALIMI I MANIPULIMIT TË LISTAVE TË PRITJES NË KUJDESIN SHËNDETËSOR TË SPECIALIZUAR PËRMES MENAXHIMIT TRANSPARENT DHE DIGJITAL TË RADHËS
Ky Dokument i Politikave shqyrton menaxhimin e listave të pritjes për shërbimet e specializuara në sistemin publik shëndetësor të Kosovës, me fokus në transparencën, drejtësinë, llogaridhënien dhe monitorimin e procesit.
Dokumenti kombinon evidencën nga anketa kombëtare me shqyrtimin e kornizës ligjore dhe institucionale,raporteve publike, përfshirë auditimin e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit për listat e pritjes, dhe burimeve të përcaktuara ndërkombëtare. Qëllimi nuk është të para- qitet vetë ekzistenca e listave të pritjes si problem, por të vlerësohet nëse regjistrimi, prioritizimi, informimi i pacientit, monitorimi dhe raportimi krijojnë një proces të drejtë dhe të verifikueshëm.
Publikimi synon të mbështesë politikëbërjen e bazuar në evidencë përmes rekomandimeve praktike që ndërtohen mbi të drejtat tashmë të njohura me ligj dhe adresojnë boshllëqet e identifikuara në zbatim, standardizim, kapacitete, monitorim dhe digjitalizim.
Files: