Publikimet/Hulumtimet
PAGESAT JOFORMALE DHE MEKANIZMAT E ANKESAVE TË PACIENTËVE NË SISTEMIN SHËNDETËSOR TË KOSOVËS
Ky dokument politikash shqyrton pagesat joformale dhe mekanizmat e ankesave të pacientëve në sistemin publik shëndetësor të Kosovës.
Dokumenti kombinon evidencën nga një anketë kombëtare me pacientë dhe familjarë kujdestarë me shqyrtimin e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës, dokumenteve dhe raporteve publike dhe evidencës relevante ndërkombëtare, për të vlerësuar sfidat e qeverisjes që lidhen me transparencën, llogaridhënien institucionale dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
Publikimi synon të mbështesë politikëbërjen e bazuar në evidencë, duke identifikuar sfidat kryesore të zbatimit dhe duke paraqitur rekomandime praktike për forcimin e transparencës, përmirësimin e mekanizmave të ankesave dhe fuqizimin e qeverisjes së orientuar drejt pacientit në sistemin shëndetësor të Kosovës.