INVOLVIMI I QYTETARËVE DHE PACIENTËVE NË RRITJEN E LLOGARIDHËNJES NË SHËNDETËSI, 2019

Involvimi i qytetarëve në rritjen e llogaridhënies në fushën e shëndetësisë ka një rëndësi të madhe në sistemin shëndetësor në vend. Ai ndikon që qytetarët të marrin pjesë në dizajnimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore që u dedikohen atyre.

Duke parë nevojën për një qytetari aktive në sektorin e shëndetësisë dhe mungesën e involvimit të qytetarëve në dizajnimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor, është vendosur që të bëhet një hulumtim i cili tregon për problemet që i kanë pacientët për qasjen në shërbimet shëndetësore dhe kënaqshmërinë e tyre me këto shërbime në KPSH Prizren.

Ky hulumtim ka përfshirë 1,020 qytetarë të ndarë sipas vendbanimeve, gjinive, etnive, statusit të punësimit, statusit të shkollimit, etj. Hulumtimi sjell të dhëna të vlefshme për institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, të cilat i ndihmojnë sektorit të shëndetësisë në këtë komunë që të dizajnojë dhe shpërndajë kujdesin shëndetësor në përputhje me nevojat e pacientëve dhe të përmirësojë aspektet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore aty ku pacientët kanë raportuar vështirësi.

Files: