Publikimet/Hulumtimet
KËNAQSHMËRIA E KOMUNITETEVE JO SHUMICË ME SHËRBIMET SHËNDETËSORE ANTI – COVID 19, 2021
Pandemia COVID 19 ka shkaktuar një kaos të madh nëpër sistemet shëndetësore në të gjithë botën, sidomos vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo situatë ka çrregulluar shërbimet shëndetësore dhe ka vështirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore, me theks të veçantë grupeve të cenueshme të shoqërisë. Kësaj situate nuk ka mundur t’i shmanget as Kosova. Edhe në Kosovë si një vend me të ardhura të pakta, me një sistem shëndetësor të brishtë, me mungesa të mëdha të resurseve shëndetësore, barnave, materialit shpenzues, aparaturave, testeve, vaksinave etj., është penguar qasja e pacientëve në shërbimet shëndetësore të nevojshme. Këto pengesa më të vështira kanë qenë për grupet e cenueshme të shoqërisë, me theks të veçantë të varfërit, të moshuarit dhe minoritetet. Mungesa e barnave nga lista e esenciale e ka bërë të domosdoshme blerjen e barnave nga vet pacientët. Çmimet për blerjen e këtyre barnave kanë qenë të larta, e në disa raste edhe të pa përballueshme për kategoritë e cenueshme. Duke u gjendur në një situatë emergjente, Institucionet Shëndetësore shtetërore nuk kanë arritur të dëgjojnë raportimet e problemeve që i kanë grupet e caktuara për të marr kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Përmes këtij projekti janë matur eksperiencat e 411 qytetarëve, të dyshuarve dhe të prekurve me Covid 19 (grupet jo shumicë të Regjionit të Prizrenit ) të cilat kanë treguar për eksperiencat e tyre me shërbimet shëndetësore që kanë qenë të dedikuara për ta. Në anën tjetër është bërë intervistimi i 4 Drejtorëve të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare rreth pengesave në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët që vijnë nga minoritetet, në mënyrë që të ketë një pasqyrim më të qartë për ofrimin, përkatësisht pranimin e shërbimeve shëndetësore.
Files: