Publikimet/Hulumtimet
MATJA E KËNAQSHMËRISË DHE EKSPERIENCAVE TË PACIENTËVE QKMF LIPJAN, 2023
Në shumicën e studimeve eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve merren si e njëjta gjë, por ato kanë një dallim esencial.
"Eksperienca lidhet me perceptimin e një pacienti për kujdesin shëndetësor, ndërsa kënaqshmëria ka të bëjë me pritjet e pacientit për kujdes shëndetësor". Pra, në të njëjtin kujdes shëndetësor, me të njëjtat standarde, një pacient mund të jetë më i kënaqur se tjetri, varësisht se cilat janë pritjet e tij për kujdesin shëndetësor.
Edhe pse eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve janë të ndara nga njëra tjetra, për të nxjerrë një pasqyrë të mirë të kujdesit shëndetësor të ofruar, është mirë që të dyja të matën së bashku, në mënyrë që pritjet e pacientëve për kujdesin të mos jenë determinante në vlerësimin e kujdesit shëndetësor.
Ky hulumtim pasqyron eksperiencat dhe kënaqshmërinë e 576 qytetarëve të Komunës së Lipjanit në kujdesin shëndetësor të ofruar në 12 muajt e fundit. Në të janë trajtuar shumë determinantë të kënaqshmërisë së pacientëve në marrjen e shërbimeve shëndetësore të kësaj komune. Hulumtimi ka analizuar aspektet administrative, klinike dhe ato menaxheriale të kujdesit shëndetësor.
Të dhënat tregojnë për një kënaqshmëri mesatare me shërbimet shëndetësore. Në këtë kënaqshmëri kanë patur ndikim shumë faktor siç janë: edukimi shëndetësor dhe për të drejtat, qasja në shërbime, sjellja e stafit shëndetësor, shërbimet diagnostike, higjiena, furnizimi me barna, referimi, aftësia e pagesës, pritjet për kujdesin etj.
Files: