MATJA E KËNAQSHMËRISË DHE EKSPERIENCAVE TË PACIENTËVE SPITALI I PËRGJITHSHËM PRIZREN, 2023

Në shumicën e studimeve, eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve merren si e njëjta gjë, por ato kanë një dallim esencial. "Eksperienca lidhet me perceptimin e pacientit për kujdesin shëndetësor, ndërsa kënaqshmëria ka të bëjë me pritjet e pacientit për kujdes shëndetësor."

Pra, në të njëjtin kujdes shëndetësor, me të njëjtat standarde, një pacient mund të jetë më i kënaqur se tjetri, varësisht se cilat janë pritjet e tij për kujdesin shëndetësor.

Edhe pse eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve janë të ndara nga njëra-tjetra, për të nxjerrë një pasqyrë të mirë të kujdesit shëndetësor të ofruar, është mirë që të dyja të maten së bashku, në mënyrë që pritjet e pacientëve për kujdesin të mos jenë përcaktuese në vlerësimin e kujdesit shëndetësor.

Ky hulumtim pasqyron eksperiencat dhe kënaqshmërinë e 346 pacientëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit në kujdesin shëndetësor të ofruar. Në të janë trajtuar shumë përcaktues të kënaqshmërisë së pacientëve në marrjen e shërbimeve shëndetësore në këtë spital.

Hulumtimi ka analizuar aspektet administrative, klinike dhe menaxheriale të kujdesit shëndetësor.

Të dhënat tregojnë për një kënaqshmëri mbi mesatare (rreth 66%) me shërbimet shëndetësore.

Në këtë kënaqshmëri kanë pasur ndikim shumë faktorë siç janë:

  • Sjellja e stafit shëndetësor
  • Infrastruktura
  • Higjiena
  • Ushqimi
  • Shërbimet laboratorike dhe imazherike
  • Furnizimi me barna dhe material shpenzues
  • Referimi në institucione private
  • Aftësia e pagesës
  • Pritjet për kujdesin shëndetësor, etj.

Files: