Publikimet/Hulumtimet
MATJA E KËNAQSHMËRISË DHE EKSPERIENCAVE TË PACIENTËVE SPITALI I PËRGJITHSHËM GJILAN, 2023
Në shumicën e studimeve, eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve merren si e njëjta gjë, por ato kanë një dallim esencial. "Eksperienca lidhet me perceptimin e pacientit për kujdesin shëndetësor, ndërsa kënaqshmëria ka të bëjë me pritjet e pacientit për kujdes shëndetësor".
Pra, në të njëjtin kujdes shëndetësor, me të njëjtat standarde, një pacient mund të jetë më i kënaqur se tjetri, varësisht se cilat janë pritjet e tij për kujdesin shëndetësor.
Edhe pse eksperienca dhe kënaqshmëria e pacientëve janë të ndara nga njëra-tjetra, për të nxjerrë një pasqyrë të mirë të kujdesit shëndetësor të ofruar, është mirë që të dyja të maten së bashku, në mënyrë që pritjet e pacientëve për kujdesin të mos jenë përcaktuese në vlerësimin e kujdesit shëndetësor.
Ky hulumtim pasqyron eksperiencat dhe kënaqshmërinë e 249 pacientëve të Spitalit të Gjilanit në kujdesin shëndetësor të ofruar. Në të janë trajtuar shumë përcaktues të kënaqshmërisë së pacientëve në marrjen e shërbimeve shëndetësore në këtë spital. Hulumtimi ka analizuar aspektet administrative, klinike dhe ato menaxheriale të kujdesit shëndetësor.
Të dhënat tregojnë për një kënaqshmëri mesatare me shërbimet shëndetësore. Në këtë kënaqshmëri kanë pasur ndikim shumë faktorë, siç janë: sjellja e stafit shëndetësor, infrastruktura, higjiena, ushqimi, shërbimet laboratorike dhe imazherike, furnizimi me barna dhe material shpenzues, referimi në institucione private, aftësia e pagesës, pritjet për kujdesin, etj.
Files: