Takim mes Drejtorit Ekzekutiv të PRAK, z. Agron Bytyqi, dhe Pjesëtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë për Përmirësimin e Kujdesit Shëndetësor në Kosovë

Më 21 tetor 2024, Drejtori Ekzekutiv i PRAK, z. Agron Bytyqi, u takua me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi, dhe Udhëheqësen e Divizionit për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, znj. Sanije Kiqmari.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së pacientit në qendër të kujdesit shëndetësor, si në politikë ashtu edhe në praktikë.

Z. Bytyqi dhe z. Bardiqi u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të angazhohen në iniciativa të përbashkëta për të siguruar që kujdesi shëndetësor të jetë i orientuar nga nevojat dhe interesat e pacientëve.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, si shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal Shëndetësor, më 12 dhjetor, ku do të diskutohet Plani Kombëtar për UHC dhe përmirësimi i qasjes në kujdesin shëndetësor.

Takimi theksoi përkushtimin e të dyja palëve për të punuar së bashku dhe për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.