Lajmet e Fundit
Përfshirja dhe përfaqësimi i pacientëve. ACT Podcast, Episodi 2
31.10.2024
https://www.youtube.com/watch?v=qoGnSfFLuOQ&list=PLA-klFjsFBfawYB2SQVdAkFd3VYWxUKlk
Drejtori i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK, z. Agron Bytyqi, ka marrë pjesë në episodin e dytë të #ACTPodcast të organizuar nga IHS Project!
Në këtë bisedë të rëndësishme, z. Bytyqi ndau perspektivat e tij mbi përfaqësimin e pacientëve dhe rëndësinë e angazhimit të organizatave në mbështetjen e tyre. Diskutimi theksoi sfidat dhe mundësitë që kemi për të ndikuar në përmirësimin e politikave dhe shërbimeve shëndetësore në Kosovë, gjithmonë me fokusin tek pacientët.
Falënderime për IHS Project për këtë platformë të vlefshme për ndarjen e përvojave dhe ideve!