Pjesëmarja e PRAK për krijimin e manualit të parë të PSO për infermier!

23.08.2024

PRAK po merr pjesë në grupin punues të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, i mbështetur nga projekti IHS, për krijimin e Manualit të parë të Procedurave Standarde Operative (PSO) për infermierët në Kujdesin Dytësor/Tretësor Shëndetësor. 

Ky hap shënon një përparim në standardizimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Këto procedura pritet të ndihmojnë në rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në kujdesin infermieror, duke përmirësuar cilësinë e trajtimit për pacientët dhe duke mbështetur profesionistët shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve të bazuara në praktika më të mira.