KONKURS PËR ANGAZHIM TË EKSPERTËVE

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë- PRAK, po zbaton projektin “Fuqizimi i Grave për Shëndetin e Tyre.” të mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Istogut, duke mbështetur  zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.  

 

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata PRAK shpall konkurs  për angazhimin e dy (2) ekspertëve në komunën e Istogut: 

- 1 Trajner/e Shëndetësor/e 

- 1 Mobilizues/e i/e Komunitetit 

 Komuna e zbatimit: Istog 

 Kohëzgjatja e angazhimit:
Angazhimi do të realizohet gjatë periudhës 25.05.2026 – 26.06.2027, sipas planit të aktiviteteve të projektit dhe nevojave operacionale. 

 

Qëllimi i angazhimit: 

Trajner/e Shëndetësor/e 

Të ofrojë 15 trajnime dhe sesione edukative për gratë dhe vajzat mbi shëndetin riprodhues, parandalimin e sëmundjeve, kontrollet e rregullta shëndetësore dhe promovimin e mirëqenies fizike dhe mendore. 

 Mobilizues/e i/e Komunitetit 

Të mobilizojë dhe angazhojë komunitetin në aktivitetet e projektit (15 trajnime), duke siguruar pjesëmarrje aktive të grave dhe vajzave në aktivitetet e planifikuara. 

Konkurs-ekspert-PRAK.pdf 235.01 KB