Zëri i pacientit – themel për një kujdes shëndetësor të drejtë dhe cilësor

Shëndetësia nuk përmirësohet vetëm duke u folur pacientëve, por edhe duke i dëgjuar ata.

 Në një sistem modern të kujdesit shëndetësor, pacienti nuk është vetëm përfitues, por bashkëformësues i ndryshimit. Në këtë frymë, PRAK vazhdon të luajë një rol aktiv në avancimin e politikave dhe praktikave të orientuara drejt pacientit, përmes pjesëmarrjes në aktivitete shkencore dhe profesionale.

Në Konferencën e IX-të të Mjekësisë Familjare, të organizuar nga Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës, PRAK kontribuoi me dy prezantime:

  • “Rëndësia e përzgjedhjes së mjekut familjar” – ku PRAK e mbështet fuqishëm këtë reformë dhe ndan pritjet e qytetarëve. Bazuar në hulumtimin e fundit të realizuar nga PRAK, mbi 83% e qytetarëve besojnë se përzgjedhja e mjekut familjar ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre.
  • “Eksperienca dhe kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor në Kosovë” – prezantim që solli zërin e pacientit si indikator kyç për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Pjesëmarrja në këtë konferencë është një tjetër dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të PRAK për ta kthyer përvojën e pacientit në mjet ndikimi, përmes hulumtimeve, bashkëpunimeve dhe avokimit në nivel institucional.