Themelimi i Këshillit të Pacientëve – Një Hap i Rëndësishëm për Kujdesin Shëndetësor në Prizren,Ferizaj dhe Kaçanik

Themelimi i Këshillit të Pacientëve në QKMF Prizren

Në dhjetor të vitit 2024, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren,Ferizaj dhe Kaçanik bëri një hap të rëndësishëm duke themeluar Këshillin e Pacientëve . Ky mekanizëm formal, i përcaktuar edhe në statutin e institucionit, synon të sigurojë që zëri i pacientëve të dëgjohet dhe të jetë në qendër të vendimmarrjes.

Me këtë nismë, kujdesi shëndetësor ka filluar të marrë një qasje të re, ku vështirësitë, shqetësimet dhe interesat e pacientëve do të shërbejnë si udhërrëfyes për projektimin dhe shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore. Ky është një hap thelbësor drejt ofrimit të një kujdesi gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për qytetarët e Prizrenit.

“Kjo është një përpjekje për ta vendosur pacientin në zemër të kujdesit shëndetësor dhe për të garantuar një sistem që reflekton nevojat dhe interesat e tij.”