Lajmet e Fundit
Reflektojmë për Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal Shëndetësor – 12 Dhjetor
Një hap i vogël drejt një sistemi shëndetësor të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Avancimi i sistemit shëndetësor kërkon unifikimin e të gjithë akterëve që veprojnë në të. Pikërisht këtë synoi dhe arriti ngjarja e 12 dhjetorit, organizuar në kuadër të Ditës së Mbulimit Universal Shëndetësor.
Ngjarja mblodhi përfaqësues nga institucionet, organizatat e pacientëve, profesionistët shëndetësorë dhe partnerët ndërkombëtarë, për të diskutuar se si mund të sigurohet qasje në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.
Ky ishte një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë.