Lajmet e Fundit
Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Pacientëve në Kosovë
“Bashkë për një Sistëm Shëndetësor me Pacientin në Qendër”
Sot, më 12 dhjetor 2024, në Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal Shëndetësor, organizatat e pacientëve në Kosovë riafirmojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe për promovimin e një sistemi shëndetësor që vendos pacientin në qendër.
Ne besojmë se:
- E drejta për shëndet është themelore dhe çdo qytetar duhet të ketë qasje të barabartë dhe cilësore në shërbime shëndetësore.
- Kujdesi shëndetësor duhet të mbështetet në parimet e barazisë, dinjitetit dhe respektit për çdo pacient.
- Organizatave të pacientëve duhet të angazhohen për përmirësimin e politikave shëndetësore dhe edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre.
- Bashkëpunimi ndërmjet organizatave është kyç për të krijuar një zë të unifikuar dhe për të mbrojtur të drejtat e pacientëve.
Ne ftojmë institucionet dhe shoqërinë civile që të bashkohen me ne në përpjekjet për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të barabartë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
Organizatat që kanë nënshkruar deklaratën dhe përfaqësuesit e tyre:
- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) – z. Agron Bytyqi
- Shoqata e të Sëmurëve të Diabetit – Pejë – z. Idriz Ethemi
- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjinjve – znj. Nafije Latifi
- Shoqata për Përkrahjen e Pacientëve me Leukemi Kronike – z. Jeton Lika
- Asociacioni i të Sëmurve nga Diabeti – Gjakova – z. Qazim Golaj
- Action for Health – znj. Nezaqete Rukovci
- Shoqata e Pacientëve me Fibrozë Cistike – z. Ismet Jahiri
- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) – z. Bind Skeja
- Kosovo Hemophilia Foundation (KOHA) – znj. Elmedina Kukaj
- Shoqata për Edukimin Shëndetësor të Fëmijëve dhe të Rinjve – znj. Adelina Bajraliu