Lajmet e Fundit
Shënuam Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal (UHC) në Kosovë
Institucionet, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë bashkojnë forcat për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në Kosovë.
Institucionet, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë bashkojnë forcat për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në Kosovë.
Më 12 dhjetor 2024, organizata jonë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me PRAK dhe mbështetjen e Projektit IHS, për të shënuar Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal (UHC). Tema globale e këtij viti ishte: “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë.”
Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për avancimin e UHC-së në Kosovë.
Pikat kryesore të diskutimeve përfshinë:
- Dr. Dafina Gexha Bunjaku, Zëvendësministre e Shëndetësisë, theksoi rëndësinë e mbulimit shëndetësor universal për përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.
- Peter Sidler, përfaqësues i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në fuqizimin e sistemit shëndetësor të vendit.
- Agron Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i PRAK, vlerësoi rolin e rëndësishëm të organizatave të pacientëve në hartimin e politikave shëndetësore që garantojnë kujdes të barabartë për të gjithë.
- Një prezantim frymëzues u mbajt nga Znj. Daniela Mothci, Drejtoreshë Ekzekutive e Aleancës Ndërkombëtare të Organizatave të Pacientëve, duke theksuar fuqinë e organizatave të pacientëve në avancimin e UHC-së në nivel global.
- Besim Kodra, nga PRAK, ndau një pasqyrë të situatës aktuale dhe sfidave për UHC-në në Kosovë.
Diskutimet vazhduan në dy panele kryesore:
- Paneli i parë: Përqendruar në angazhimin institucional dhe mbështetjen për UHC, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi Kosovar për Sigurim Shëndetësor, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Ministria e Financave.
- Paneli i dytë: Këndvështrimet e agjencive ndërkombëtare si UNICEF, UNFPA, IAPO dhe AQH mbi mbështetjen për UHC-në.
Konkluzioni i ngjarjes riafirmoi zotimin për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë në sigurimin e një sistemi shëndetësor gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Së bashku drejt një sistemi shëndetësor më të drejtë dhe të barabartë!