Trajnime për Parandalimin dhe Menaxhimin e Konflikteve në QKMF-të e Lipjanit dhe Podujevës

Me kënaqësi ndajmë se PRAK (Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë) ka zhvilluar dy trajnime të rëndësishme për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve në QKMF-të e Lipjanit dhe Podujevës. Këto sesione grumbulluan profesionistë të shëndetësisë për t’i përmirësuar aftësitë e tyre në identifikimin dhe menaxhimin e konflikteve që mund të lindin në mjediset e kujdesit shëndetësor.

Përmes diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit fituan njohuri të vlefshme mbi strategjitë e zgjidhjes së konflikteve, duke promovuar një ambient bashkëpunues dhe respektues në institucionet shëndetësore. Iniciativa e PRAK ka si qëllim përmirësimin e përvojës së përgjithshme të kujdesit shëndetësor, duke siguruar që pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore të punojnë së bashku në harmoni.

Besojmë se, duke fuqizuar profesionistët e shëndetësisë me mjetet e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive konfliktet, ne kontribuojmë në një sistem shëndetësor më të kujdesshëm, efikas dhe të orientuar ndaj pacientëve.