Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për Themelimin e Këshillave të Pacientëve

08.11.2024

RAK nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunat e Ferizajt dhe Prizrenit për Themelimin e Këshillave të Pacientëve!

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Prizrenit për themelimin e Këshillave të Pacientëve, një nismë që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe fuqizimin e të drejtave të pacientëve.

Ky memorandum vendos bazat për bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe PRAK për themelimin dhe mentorimin e Këshillave të Pacientëve në këto komuna.

Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në nivel lokal, duke krijuar një urë të fortë komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shëndetësore.

Së bashku për një shëndetësi më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë! #PRAK #AQH #KëshillatEPacientëve #TeDrejtatEPacientëve #PacientiNëQender