Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për Themelimin e Këshillave të Pacientëve

15.11.2024

Me kënaqësi njoftojmë se PRAK ka konkretizuar bashkëpunimin me komunat e Kaçanikut, Kamenicës dhe Klinës, duke nënshkruar marrëveshje për themelimin e Këshillave të Pacientëve. 

Këto këshilla do të shërbejnë si platforma për adresimin e sfidave dhe prioriteteve të pacientëve në secilën komunë, duke promovuar transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky hap përforcon përkushtimin tonë për të fuqizuar pacientët dhe për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shëndetësore.

Faleminderit komunave për angazhimin dhe bashkëpunimin! 

#PRAK #AQH #KomunaKacanikut #KomunaKamenicës #KomunaKlinës #TëDrejtatEPacientëve #KëshillatEPatientëve