Zgjidhja e konflikteve në Kujdesin

20.11.2024

Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u mbajt një trajnim i rëndësishëm për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve, i cili u ndoq nga 38 kryeinfermierë të klinikave dhe specialistë të rinj. 

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve për të identifikuar dhe menaxhuar situatat konfliktuale në ambientin shëndetësor, duke promovuar një komunikim të hapur dhe efektiv ndërmjet stafit dhe pacientëve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë teknika të ndryshme për parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjen e situatave të tensionuara, si dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre  për të ruajtur profesionalizmin në kushte stresuese.