Lajmet e Fundit
Trajnime për Parandalimin dhe Menaxhimin e Konflikteve në Kujdesin Shëndetësor.
15.11.2024
Gjatë kësaj jave, PRAK, në bashkëpunim me projektin AQH dhe drejtoratet e QKMF-së, organizoi trajnime të rëndësishme për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve për profesionistët shëndetësorë në komunat e Ferizajit, Prizrenit, Obiliqit dhe Kaçanikut.
Këto trajnime synojnë fuqizimin e aftësive për komunikim efektiv dhe zgjidhjen e situatave sfiduese, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe bashkëpunues për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Falënderojmë projektin AQH dhe drejtoratet e QKMF-së për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve të rëndësishme. Së bashku, po ndërtojmë një sistem shëndetësor më të fuqishëm dhe më gjithëpërfshirës!
#PRAK #AQH #ParandalimiIKonflikteve #MenaxhimiIKonflikteve #ShëndetësiCilësore #Bashkëpunim