TRYEZË E RRUMBULLAKËT: EDUKIMI SHËNDETËSOR NË SHKOLLA SI PJESË E KUJDESIT TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR

Location:
Hotel Sirius,Prishtinë

Date:
18.04.2025

Më 18 Prill 2025, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), në bashkëpunim me K10 dhe me mbështetjen e UNFPA Kosova, do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me temën "Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor."

Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve shënohet çdo vit për të theksuar rëndësinë e përmirësimit të sistemeve shëndetësore dhe mbrojtjes së të drejtave të pacientëve. Këtë vit, diskutimi do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë për përfshirjen e edukimit shëndetësor në sistemin arsimor, si një komponent thelbësor i kujdesit të integruar për fëmijët dhe të rinjtë. Ngjarja do të mbahet në Prishtinë nga ora 10:00 deri në 12:30 dhe do të mbledhë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, IKSHPK, shoqëria civile, donatorët dhe ekspertë të fushës.

Kjo tryezë synon të nxisë një debat të gjerë ndërmjet institucioneve publike dhe akterëve të tjerë për të propozuar qasje më të strukturuara dhe të qëndrueshme ndaj edukimit shëndetësor në shkolla. Ngjarja është e kufizuar me ftesë, por praninë e mediave e konsiderojmë thelbësore për të informuar publikun mbi këtë iniciativë dhe rëndësinë e saj për brezat e rinj.