Trajnimet
Sesion informues për shëndetin e grave në Komunën e Istogut.
Location:
Date:
21.10.2026
PRAK në kuadër të projektit Fuqizimi i Grave për Shëndetin e Tyre, mbajti një sesion informues me gratë në komunën e Istogut, ku u diskutua për shëndetin e grave, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe mënyrat e parandalimit të sëmundjeve.
Gjatë sesionit u fol edhe për shëndetin riprodhues, mirëqenien fizike dhe mendore, si dhe të drejtat e pacientëve në kujdesin shëndetësor.
Shpesh, mungesa e informacionit dhe vështirësitë në qasjen te shërbimet shëndetësore bëjnë që gratë, sidomos ato që jetojnë në zonat rurale, të mos marrin kujdesin e nevojshëm me kohë. Prandaj, është e rëndësishme që ato të kenë mundësi të informohen, të diskutojnë për shqetësimet e tyre dhe të dinë se ku mund të kërkojnë ndihmë.
Sesione të tilla do të mbahen edhe në viset rurale të Istogut, me qëllim që informacioni për shëndetin e grave të arrijë sa më thellë në komunitet dhe të jetë i qasshëm edhe për gratë që kanë më pak mundësi të informohen përmes kanaleve të tjera.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Istogut.
#ReLOaD #ReLOaDKosovo #DemokraciLokale #BallkaniPerëndimor #LocalDemocracy
