PRAK Themelimi i Këshillit të Pacientëve – PRAK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë nën përkrahjen e AQH Project ka organizuar punëtorinë e dytë për themelimin e Këshillave të Pacientëve (KP) në nivel lokal.
Në takim u diskutua rreth draft Rregulloreve për Themelimin dhe Funksionimin e Këshillave të Pacientëve.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Komunës së Lipjanit dhe Rahovecit si komuna pilot të këtij projekti, të cilët PRAK i falënderon për bashkëpunimin e tyre.
Për zhvillime të tjera do ju mbajmë të informuar me kohë.
Me respekt,
PRAK Kosova