PRAK PRAK nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit – PRAK

Shoqata të Drejtave të Pacientëve në Kosovë dhe Komuna e Lipjanit nënshkruajn memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim bashkëpunimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe PRAK në themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Lipjanit.
Qëllimi i Këshillit të Pacientëve është që të shërbej si një mekanizëm formal për përfshirjen e pacientëve në vendimmarje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe komunitetin.
PRAK falënderon Kryetarin e Komunës së Lipjanit, z.Imri Ahmeti dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për bashkëpunim dhe përkrahje.