Pjesë e Shtabit Emergjent është edhe përfaqësues i PRAK, z. Ruzhdi Rexha.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen faktike me virusin COVID-19, janë diskutuar aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet kompetente për të zvogëluar efektet dhe ndikimin e virusit tek qytetarët e Komunës së Prizrenit. Anëtarët e këtij Shtabi, që janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të Komunës, për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit, do të jenë në gatishmëri për të vepruar sipas situatave eventuale.