Misioni ynë ka si qëllim që të krijojmë një dinamikë të re në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke e bërë qytetarin (pacientin) partner të barabartë në procesin e kujdesit të shëndetit. Ne synojmë që të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me rolin e tyre në kujdesin për shëndetin e tyre dhe të promovojmë bashkëpunimin dhe komunikimin efektiv mes pacientëve dhe profesionistëve të shëndetit. Ne synojmë të krijojmë një mjedis të përbashkët që të ofrojë kujdesin më cilësor dhe të personalizuar për secilin pacient. Misioni ynë përfshin mobilizimin e burimeve në shërbim të qytetarëve për të siguruar që ata të kenë qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor. Ne kërkojmë të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm dhe inovativ që të sigurojë përmirësimin vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për të gjithë.
Vizioni ynë për kujdesin shëndetësor është të krijojmë një mjedis ku pacienti është në qendër të procesit të kujdesit shëndetësor. Ne kemi një vizion ku çdo individ ka qasje të drejtë dhe të barabartë në shërbime shëndetësore, dhe ku nevojat dhe preferencat e tyre janë në fokus të sistemit. Përmes këtij vizioni, synojmë të krijojmë një kulturë ku pacienti ndjehet i dëgjuar, dhe ku vendimet rreth kujdesit të tyre janë të bazuara në bashkërendim dhe transparencë. Ne besojmë në fuqinë e informimit dhe edukimit të pacientëve për të lehtësuar vendimmarrjen e tyre në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Në PRAK, misioni ynë është i rrënjosur në besimin se çdo pacient meriton respekt, dinjitet dhe akses në kujdes shëndetësor cilësor. Nëpërmjet përpjekjeve tona të avokimit, ne synojmë të krijojmë ndryshime sistematike duke i mbajtur ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe politikëbërësit përgjegjës ndaj nevojave të njerëzve të cilëve u shërbejnë. Ne qëndrojmë si një fener mbështetjeje për pacientët dhe familjet e tyre, duke ofruar udhëzime, ndihmë ligjore dhe një platformë që zëri i tyre të dëgjohet. Së bashku me ekipin tonë të përkushtuar dhe partnerët e komunitetit, ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e një sistemi të kujdesit shëndetësor që ka prioritet mirëqenien dhe të drejtat e çdo individi, sot dhe për brezat që do të vijnë.
Muhamedali Kodra është ekspert i Menaxhimit Shëndetësor dhe Stomatolog. Ai studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi studimet postdiplomike për Menaxhim Shëndetësor UN University for Peace – European Center for Peace and Development.
Muhamedali Kodra është ekspert i Menaxhimit Shëndetësor dhe Stomatolog. Ai studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi studimet postdiplomike për Menaxhim Shëndetësor në UN University for Peace – European Center for Peace and Development. Muhamedali është njëri nga themeluesit e PRAK dhe ka shërbyer si kryetar i bordit deri në vitin 2017. Aktualisht, ai vazhdon të angazhohet në strategjinë e shoqatës dhe fuqizimin e saj ndërkombëtar. Përveç punës vullnetare në PRAK, ai punon si stomatolog dhe është anëtar i OJQ-ve të ndryshme të fokusuara në shëndetësi, duke marrë pjesë në shumë konferenca botërore.
Ruzhdi Rexha ka përfunduar studimet master për menaxhim të sigurisë dhe është angazhuar në PRAK që nga viti 2016.
Ruzhdi Rexha ka përfunduar studimet master për menaxhim të sigurisë dhe është angazhuar në PRAK që nga viti 2016. Midis viteve 2019 dhe 2024, ai shërbeu si drejtor ekzekutiv i organizatës. Karriera e tij përfshin pozicionet si drejtor i departamentit për politika të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nënkryetar i Komunës së Prizrenit, dhe drejtor i departamentit për politika sociale në komunën e Prizrenit. Rexha ka qenë gjithashtu ligjërues në shkollën e sigurisë në Bileca, Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç karrierës në sektorin publik, ai ka qenë menaxher në disa biznese në regjionin e Prizrenit.
Dr. Drita Lumi Demiri ka përfunduar specializimin në Mjekësi Familjare në vitin 2001 dhe ka qenë e angazhuar për implementimin e këtij koncepti në Kosovë.
Dr. Drita Lumi Demiri ka përfunduar specializimin në Mjekësi Familjare në vitin 2001 dhe ka qenë e angazhuar për implementimin e këtij koncepti në Kosovë. Përveç punës së saj si mjeke familjare, ajo shërben si mentore klinike në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Që nga viti 2007, ajo është koordinatore e Kujdesit Antenatal në projektin Kosovo-Darthmouth Alliance for Healthy Newborns në komunën e Ferizajt. Dr. Demiri bashkëpunon me agjencitë UNFPA, UNICEF, dhe OBSH për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë dhe është e angazhuar në sferën e shëndetit publik.
Elmedina Kukaj ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prizren. Gjatë studimeve universitare, ajo u angazhua si vullnetare në shoqërinë civile dhe themeloi Fondacionin e Hemofilisë në Kosovë, në moshën 19 vjeçare.
Elmedina Kukaj ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prizren. Gjatë studimeve universitare, ajo u angazhua si vullnetare në shoqërinë civile dhe themeloi Fondacionin e Hemofilisë në Kosovë, në moshën 19 vjeçare. Kukaj është diplomuar si Bachelor i Gjuhës Angleze dhe ka përvojë në menaxhimin e biznesit dhe organizatave joqeveritare. Aktualisht, ajo është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe anëtare e bordit të PRAK, ku kontribuon me praktikat dhe përvojat e saj të fituara gjatë viteve të angazhimit.
Nafije Berisha-Latifi ka përfunduar studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Nafije Berisha-Latifi ka përfunduar studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ajo ka punuar si gazetare dhe redaktore në disa revista të njohura, përfshirë ''Zëri i rinisë'' dhe ''Kosovarja'' Në vitin 2005, themeloi Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”. Ajo është bashkëthemeluese e Iniciativës Ballkanike për Kancerin e Gjirit dhe ka marrë pjesë në shumë grupe profesionale e studimore, duke përfaqësuar gazetarinë dhe shoqërinë civile në forume të ndryshme.
Me profesion është stomatolog. Është njohës i sistemit shëndetësor.
Me profesion është stomatolog. Është njohës i sistemit shëndetësor. Në PRAK është i angazhuar që nga viti 2014. Përfaqëson shoqatën si anëtar në grupin punues për Plotësim ndryshimi të UA nr.09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit professional dhe pajisjeve medicinale të Institucioneve private shëndetësore dhe jashtë spitalore.
Liridoni studioi në Universitetin e Tetovës dega Farmaci. Aktualisht punon si farmacist.
Liridoni studioi në Universitetin e Tetovës dega Farmaci. Aktualisht punon si farmacist. Në PRAK ka filluar të angazhohet që nga viti 2018, ku përfaqëson shoqatën si anëtar në grupin punues të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 02/L-128 për barnat narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë.
Lumbardh me profesion është doktor i mjekësisë, studimet bazike i ka përfunuar në Universietin Shtetëror të Tiranës.
Lumbardh me profesion është doktor i mjekësisë, studimet bazike i ka përfunuar në Universietin Shtetëror të Tiranës. Në PRAK ka filluar të angazhohet që nga muaji qershor 2018, ku është anëtar i Ekipit mbështetës për hartimin e planit strategjik për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe në Komitetik teknik për revidimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese. Profesionin e tij si doktor e ka ushtruar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Po ashtu, ka punuar në Caritas Kosova në Qendrën Mjekësore Familjare në Romajë. Lumbardhi ka marrë pjesë në disa kongrese për mjekë, të cilat kanë qenë të organizuara në Kosovë dhe Maqedoni.
Arbër diplomoi në Universitetin e Prishtinës në fushën e mjekësisë ku mori titullin mjek i përgjithshëm.
Arbër diplomoi në Universitetin e Prishtinës në fushën e mjekësisë ku mori titullin mjek i përgjithshëm. Ka bërë praktikën dhe trajnim në departamentin e mjekesisë interne dhe njësisë intenzive në Texas Tech of the Permian Basin, Midland Memorial Hospital, Texas, në klinikën e gastoenterologjisë në New York. Ka punuar si Mjek tek shërbimi urgjent në Pizren, si Mjek i pergjithshëm në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Arbëri në PRAK ka filluar të angazhohet në fillim të vitit 2018, ku eksperienca e tij e fituar në fushën e shëndetësisë ndihmon që PRAK të jetë më e plotësuar në këtë aspektin profesional.
Bashkimi me profesion është infermier, ka diplomuar pranë Kolegjit Biznesi dhe ka marrë titullin infermier i avancuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Bashkimi me profesion është infermier, ka diplomuar pranë Kolegjit Biznesi dhe ka marrë titullin infermier i avancuar nga Ministria e Shëndetësisë. Është organizator i shumë eventeve me fokus në shëndetësi, mban trajnime për informatikë dhe teknologji. Bashkimi është anëtar i PRAK është që prej themelimit të saj, ku është i angazhuar në dizajnin e materialeve për shtyp dhe qështjeve të IT.
Fatlindi diplomoi në Fakulltetin e Shkencave Kompjuterike, drejtimi i ‘Teknologjisë së informimit dhe telekomunikimit’ pranë Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren.
Fatlindi diplomoi në Fakulltetin e Shkencave Kompjuterike, drejtimi i ‘Teknologjisë së informimit dhe telekomunikimit’ pranë Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Anëtar i PRAK është që prej themelimit të saj, ku është i angazhuar si IT i shoqatës, punon në dizajn të materialeve për publikim në internet dhe kujdeset në shpërndarjen e tyre në rrjet më të gjerë.
Edona me profesion është ekonomiste, është një prej anëtarëve themelues të OJQ PRAK.
Edona me profesion është ekonomiste, është një prej anëtarëve themelues të OJQ PRAK . Në rolin e saj si ekonomiste ka qenë anëtare e Komitetit të Adutimit në SHSKUK, dhe vitet e fundit punon në menaxhim të atkiviteteve të PRAK, koordinim të projekteve dhe raportim të tyre. Po ashtu përfaqëson shoqatën në takime dhe evente të ndryshme vendore. Studimet bachelor i ka përfunuar në drejtimin Ekonomi, dega Banka, Financa, Kontabilitet në Kolegjin Fama. Duke mos mjaftuar me këtë Edona ka të përfunduar trajnimin për ndërmarrësi në kuadër të organizatës evropiane EuKosvet 6, po ashtu edhe trajnimin për kontabilitet në po këtë organizatë. Po ashtu është trajnuar në fushën e prokurimit, menaxhimin e OJQ-ve etj. Në të kaluarën ka punuar si teknike e kontabilitetit në kompanin prodhuese Frutex shpk, në të cilën përveq përvojës në këtë fushë ka fituar njohuri dhe përvojë edhe në menaxhim. Po ashtu ka punuar në hulumtime të ndryshme tek kopmania IDRA. Edonën mund ta kontaktoni në edona.muqaj@prak-kosova.org
Ruzhdiu ka të përfunduar studimet master për menaxhim të sigurisë. Në PRAK është i anëtarësuar që nga viti 2016.
Ruzhdiu ka të përfunduar studimet master për menaxhim të sigurisë. Në PRAK është i anëtarësuar që nga viti 2016. Me një përvojë dhe vullnet të madh ai ka arritur të emërohet anëtar i Bordit të PRAK gjatë periudhës 2017-2019. Duke parë angazhimin e madh të tij në PRAK prej vitit 2019 Ruzhdiu emërohet në PRAK si Drejtor Ekzekutiv. Ruzhdiu ka qenë epror ushtarak, Drejtori i Departamentit për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtor i Departamentit për Punë dhe Mirëqenje Sociale në Prizren, Ligjerues në Shkollën e eprorëve rezervë Bileca në BeH, Menagjer i kompanive të ndryshme, Kontabilist i kompanive të ndryshme. Ruzhdiun mund ta kontaktoni në ruzhdi.rexha@prak-kosova.org
ProCredit Bank (Pristina Branch)
PRAK Kosova
XK1234567890
MBKOXKPRXXX
Skenderbeu n.n.
Prishtina
Kosova
10000