10 VJETORI I LIGJIT PËR SIGURIME SHËNDETËSORE, 11 VJETORI I LIGJIT PËR SHËNDETËSI

Nesër me 26 Prill bëhen 11 vite që kur ka hy në fuqi Ligji për Shëndetësinë, ndërsa sot 25 prill bëhen 10 vite që kur ka hy në fuqi Ligji për Sigurime Shëndetësore.

Para më shumë se një dekade ishte filluar procesi i reformimit të sistemit shëndetësor në Kosovë. Në atë kohë, me ekspertë ndërkombëtar e vendor, u pat miratuar një pako ligjore me të cilat pretendohej të bëhej reformimi i sistemit shëndetësor.

Edhe pse konsiderohej se ligjet e hartuara ishin mjaft bashkëkohore, ende pa kaluar 2 vite nga miratimi, filloi procesi i ndryshimit të tyre. Ky proces është aktiv tash e 8 vite dhe me të janë marrë të gjithë ministrat e shëndetësisë.

Edhe pse të gjithë ministrat e shëndetësisë janë marrë me ndryshimin e ligjeve, asnjëri nga ta asnjëherë nuk ka ofruar një dokument bindës pse duhet të ndryshohen ato ligje, çka e pengojë ato reformimin e sistemit shëndetësor!

Aktualisht kemi një Ligj të Sigurimeve Shëndetësore të pazbatuar dhe një Ligj të Shëndetësisë pjesërisht të  zbatuar. Ligji i Shëndetësisë ka paraparë disa ndryshime të domosdoshme për sistemin shëndetësor, për të cilat asnjëherë nuk ka patur kundërshti se i duhen sistemit shëndetësor, por të cilat nuk kanë ndodhur.

PRAK konsideron se ligjet aktuale, me gjithë mangësitë që mund t’i kenë, nuk kanë pengesa të pakapërcyshme për të reformuar sistemin shëndetësor. Ka hapësirë që ka mundur të punohet në drejtim të përgatitjeve për fillim të reformës. Në Ligjin për Shëndetësi janë paraparë shumë gjëra që kanë mundur të bëhen, janë imediate për sistemin, por që nuk janë bërë, P.SH:

  1. Sipas Ligjit për Shëndetësi, neni 10 paragrafi 4 kërkon që të miratohet një plan strategjik afatgjatë për shëndetësi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës – nuk është bërë.
  2. Neni 18 në paragrafët 9, 11, dhe 13, kërkon që t’i mundësohet qytetarëve që të përzgjedhin mjekun e tyre të familjes – tek këtë vit pritet të filloj, por nuk është bërë.
  3. Neni 16 paragrafi 1,2,3 dhe neni 42.1 kërkojnë që institucionet shëndetësore të trajtohen sitë barabarta, të bëhet licencimi i institucioneve publike shëndetësore njëjtë sikurse ato private– nuk është bërë.
  4. Neni 49 kërkon që të vendoset Sistem i Integruar i Informimit Shëndetësor – SIISH – nuk është bërë.
  5. Neni 3, paragrafi 1.19 kërkon që të hartohet lista me shërbimet që do të kontraktohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore – nuk është bërë.
  6. Neni 23 kërkon që të organizohen Shërbimet Profesionale – nuk janë bërë.
  7. Neni 56 kërkon negocijimin dhe kontraktimin e shërbimeve shëndetësore – nuk është bërë.

Duke patur një pajtueshmëri të përgjithshme, se të gjitha këto që u cekën më lartë duhet të bëhen sepse janë të rëndësishme për sistemin shëndetësor, e të cilat nuk janë bërë, lind pyetja

Pse duhet të vazhdohet me ndryshim të Ligjeve?

Cilat janë pengesat që po hasë reforma?

Duke qenë se jemi në gjendjen që jemi, propozimi ynë është ky:

  • Të fillohet me zbatim të Lgjit aktual për shëndetësi.
  • Të hartohet paketa përfituese të cilën do ta kontraktojë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore,
  • Të përgatitet Fondi për blerje të këtyre shërbimeve,
  • Të përgatiten Institucionet shëndetësore për shitjen e këtyre shërbimeve.

Sa më shumë që zgjatë kjo amolli, do të shohim më shumë pacientë duke u orvatur portaleve për të kërkuar ndihmë për t’i trajtuar sëmundjet e tyre!

Facebook
LinkedIn
Twitter
Email

Online Transfer Now!

Bank Name:

ProCredit Bank (Pristina Branch)

Bank Accwount

PRAK Kosova

Account No (IBAN)

XK1234567890

Bank SWIFT Code:

MBKOXKPRXXX

Bank :

 Skenderbeu n.n.

City:

Prishtina

Postal Code:

Kosova

Bank Name:

10000