PRAK Raporti i Hulumtimit Kënaqshmëria e Komuniteteve jo-shumicë me shërbimet shëndetësore Anti –Covid – PRAK

26.11.2021

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, në kuadër të projektit Kënaqshmëria e minoriteteve me shërbimet shëndetësore Anti –Covid, mbështetur nga Aktiviteti i USAID për Bashkëpunim në Komunitet, ka  lansuar Raportin e Hulumtimit Kënaqshmëria e Minoriteteve me shërbimet shëndetësore Anti-Covid. 

Të pranishëm në këtë prezentim ishin zyrtarë nga Komuna e Prizrenit, Mamushë, Dragash dhe Suharekë, Drejtorët e QKMF-ve, mjekë, infermierë, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë. 

Përmes këtij projekti janë matur eksperiencat e komuniteteve Rom, Ashkali, Egjiptian, Turk, Goran dhe Boshnjak në Regjionin e Prizrenit, të cilat kanë qenë të dyshuar ose të prekur me Covid 19, me shërbimet shëndetësore që i kanë marrë dhe kënaqshmëria e tyre me ato shërbime.  

Po ashtu,  janë intervistuar edhe Drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të marr edhe perspektivën e tyre për problemet në qasjen e pacientëve të cenueshëm në shërbimet shëndetësore  gjatë kohës së pandemisë. 

 Aspektet të cilat janë hulumtuar në këtë studim kanë të bëjnë me problemet që kanë pacientët për qasje në shërbime shëndetësore, promovimin shëndetësor, standardet e shërbimit shëndetësor, siguria në marrjen e shërbimeve dhe kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore.  

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qasjes së grupeve të cenueshme në shërbimet shëndetësore për mbrojtje nga COVID 19 dhe rritjen e kënaqshmërisë së tyre me këto shërbime.

PRAK-Raporti-Hulumtimit-Kënaqshmëria-e-komuniteteve-jo-shumice-të-Regjionit-të-Prizrenit-me-shërbimet-shëndetësore-Anti-Covid-FINAL-3-GJUHË