Trajnimi për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve është i fokusuar në konfliktet kolegiale dhe ato me palët(pacientë, familjarë, kujdestar) të cilët ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
PRAK falenderon stafin shëndetësor për interesimin e tyre për të marrë pjesë në trajnime, ku gjatë periudhës Prill-Maj janë zhvilluar 8 trajnime të tilla në komunat: Rahovec, Mitrovicë, Drenas, Malishevë, Shtime, Skenderaj, Istog dhe Obiliq.
Këto trajnime realizohen në kuadër të projektit “Kujdesi Shëndetësor i qasshëm dhe cilësor” AQH Project.
Shëndet nga PRAK!