Në kuadër të AQH Project, PRAK ka përfunduar me sukses ciklin e parë të trajnimeve me stafin shëndetësor të kujdesit parësor rreth .
Ky trajnim është i fokusuar në konfliktet kolegiale dhe ato me palët (pacientë, familjarë, kujdestarë) të cilat ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Konfliktet me palët janë shumëdimensionale dhe nuk kanë të bëjnë gjithmonë me individin, por, sjellja e stafit shëndetësor i përkeqëson ato. Prandaj, ky trajnim është mundësi e mirë për stafin shëndetësor që të shmangen nga situatat që mund të prodhojnë konflikte dhe të jenë të gatshëm të menaxhojnë ato konflikte që tashmë kanë ndodhur.
Është inkurajues interesimi i stafit shëndetësor për të marrë pjesë në këto trajnime, ku deri më tani janë zhvilluar 10 trajnime të tilla në komunat: #Kamenicë, #Rahovec, #Deçan, #Mitrovicë, #Drenas, #Malishevë, #Lipjan, #Istog, #Obiliq dhe #Klinë. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në komunat tjera të Kosovës.
Shëndet