Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike, sipas definimit të dhënë në paragrafin 5.2 dhe 6 të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57.
Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) është themeluar në janar 2013 si mekanizëm i nevojshëm për avokim në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë. PRAK Synon fuqizimin e rolit të pacientëve brenda sistemit të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e politikave shëndetësore që i prekin të drejtat dhe interesat e pacientëve.