27.12.2019
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është mbajtur trajnimi i fundit për vitin 2019 “Etika Profesionale dhe të Drejtat e Pacientëve”.
Në këtë trajnim të pranishëm ishin stafi shëndetësor i komunave të Regjionit të Prishtinës.
Ky cikël i trajnimeve nëpër 6 regjionet e Kosovës, është realizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK,në bashkëpunim me Oda e Mjekëve te Kosovës, dhe është mbështetur nga UNFPA Kosovo, përmes Koalicionit K10.