15.10.2019
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe UNDP Kosovo për zhvillimin e projektit “Rrugëtimi i grupeve të cenueshme nëpër shërbimet shëndetësore” në Komunën e Kamenicës.
Projekti realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),
Ky projekt ka për qëllim involvimin e grupeve të cenueshme në dizajnimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor të drejtë, transparent dhe llogaridhënës në përputhje me nevojat që ata kanë.