PRAK Rreth nesh – PRAK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike, sipas definimit të dhënë në paragrafin 5.2 dhe 6 të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) është themeluar në janar 2013 si mekanizëm i nevojshëm për avokim në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë. Synojmë fuqizimin e rolit të pacientëve brenda sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe rolin e tyre në përgjithësi në Kosovë, si një parakusht për një reformë të suksesshme në shëndetësi.

PRAK është organizata e PARË dhe e VETME, qëllimi i së cilës është të mbroj dhe promovoj të drejtat e pacientëve brenda sistemit të kujdesit shëndetësor. Jemi organizatë e pavarur dhe jopolitike. Jemi pjesë e një rrjeti më të gjerë evropian dhe ndërkombëtar për të drejtat e pacientëve.
Synojmë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë, si dhe të monitorojmë respektimin e ligjit nga institucionet shëndetësore në Kosovë.

Vlerat tona thelbësore
 Këshillëdhënës
 Të pavarur
 Transparent
 Pacienti në qendër
 Fuqizimi i pacientëve
 Mos-diskriminim
 Joqeveritar
 Bazuar në komunitet

 

Arrayhttps://www.youtube.com/embed/GUGgzrzH7Kc