PRAK Qytetarët e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë mbajnë trajnim për të drejtat e pacientëve në kujdesin shëndetësor – PRAK

Qytetarët e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë mbajnë trajnim për të drejtat e pacientëve në kujdesin shëndetësor

Në kuadër të AQH Project, Shoqata e të drejtave të pacientëve ka mbajtur trajnime për qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, duke organizuar kështu nga dy trajnime për te dy qytetet.

Qytetarët gjatë trajnimit kanë pasur mundësi të njihen më për së afërmi me të drejtat e tyre në kujdesin shëndetësor duke filluar nga e drejta për masa preventive, për qasje në shërbime shëndetësore e deri tek ajo e kompensimit, po ashtu ato u njohën edhe me obligimet që kanë në këtë kujdes, mundësinë e ankesës në rast të pakënaqësisë me shërbime shëndetësore apo problemet që hasin.

Qytetarët e kësaj ane akoma mbeten të interesuar për këto tema. Falënderojmë anëtaret e partnerit tonë @Mundësia për bashkëpunimin.
#tëdrejtatepacientit #pacientinëqendër