PRAK PRAK organizon Tryezë diskutimi për të Drejtat e Pacientëve dhe Ankesat në Gjakovë – PRAK

30 prill 2019
PRAK organizon Tryezë diskutimi për të Drejtat e Pacientëve dhe Ankesat në Gjakovë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, përfaqësues dhe stafi i QKMF, qytetarë, përfaqësues të AQH dhe përfaqësues të PRAK.
Gjatë këtij takimi qytetarët e pranishëm patën mundësinë të informoheshin më shumë për shërbimet që ofron komuna në kujdesin shëndetësor, të drejtat e tyre dhe qështje tjera në kuadër të kësaj teme.
Gjatë diskutimeve qytetarët shfaqën problemet që kanë në kujdesin shëndetësor, përderisa pacientët me diabet shqetësoheshin për mungesën e insulinave, pensionistët hall kishin çmimin e lartë të barnave, disa pjesëmarrës të tjerë ankoheshin edhe për numër të vogël të mjekëve kujdestarë. Po ashtu ata kërkuan që doktori t’i kushtojë më shumë kohë pacientit të paktën 10 min, po ashtu që pacientët të kenë trajnim për ilaçe, p.sh. nëse insulinat mbahen në frigorifer atëherë ajo humbet efektin e saj, e shumë gjëra të tjera.

Ky takim është realizuar nën mbështetjen e AQH Project

Shëndet 
#PRAKKosova

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor