PRAK Konferencë Rajonale – PRAK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, në bashkëpunim me programin Antikorrupsion të UNDP – së, kanë organizuar Konferencën Rajonale për të drejtat e pacientëve, me temën “Të drejtat e pacientëve – sukseset dhe sfidat”, ku ëahtë diskutuar për rolin e Institucioneve dhe Organizatave në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave të mira të shteteve të rajonit, në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Në këtë konferencë kanë marr pjesë Forumi Evropian i Pacientëve EPF, Rrjeti Evropian i Shoqatave të Pacientëve ACN,organizatat e pacientëve nga shtetet rajonale nga Kroacia, Serbia, Bosnja&Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë Konferencë ishte Ministri i Shëndetësisë z. Imet Rrahmani, përfaqësues i SDC Patrick Etienne, përfaqësues i UNDP Valbona Bogujevci, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK z.Curr Gjocaj, Drejtori i Organizatës Botërore të shëndetësisë z. Skender Syla, përfaqësues nga Avokati i Popullit -së, drejtorët e Spitaleve regjionale, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe shumë akterë të tjerë që merren me të drejtat e pacientëve.
Nga kjo konferencë kanë dal shumë konkludime dhe rekomandime të cilat do t’u përcillen qeverive të shteteve rajonale, të gjithë pjesëmarrëseve në konferencë, si dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

Për qëllime të sensibilizimit të institucioneve shëndetësore dhe shkëmbimit të përvojave të mira për të drejtat e pacientëve, në këtë konferencë pati edhe prezantues të shumtë si Dula Rusinoviq Sunara nga Kroacia, Selena Imerovic nga Forumi Evropian i Pacientëve, Skender Syla (OBSh) Sonja Belfiore nga Rrjeti i shoqatave të Pacientëve të Evropës etj.