PRAK Konferenca e parë ndërkombëtare “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre” – PRAK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) për herë të parë organizon Konferencën Ndërkombëtare ”Profesionisti shëndetësor, Pacienti dhe të drejtat e tyre”, e cila do të mbahet  më 13 Tetor duke filluar nga ora 07:30 deri në ora 18:00 në “Hotel Prishtina International” në Veternik, Prishtinë.

Marrëdhëniet ndërmjet profesionistëve shëndetësor dhe pacientëve janë duke ndryshuar viteve të fundit. Pacientët kërkojnë nga mjekët e tyre më shumë se kurrë më parë. Pacientët kërkojnë që ‘mjeku të hyjë në botën e tyre, për të parë sëmundjen përmes syve të tyre’.

Rritja e kërkesave të pacientëve ka bërë që të gjithë profesionistët shëndetësor gjatë punës së tyre të kenë pasur ose të kenë në të ardhmen nga një përvojë negative me pacientët e tyre. Si profesionisti shëndetësor ashtu edhe pacienti pretendojnë se kanë të drejtë, por, kjo gjë është relative.

Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër është një qasje e re në planifikimin, shpërndarjen dhe vlerësimin e kujdesit shëndetësor që bazohet në partneritete me përfitim reciprok midis pacientëve, familjeve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Këto partneritete në nivelet klinike, programore dhe politike janë thelbësore për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë.

Kujdesi Shëndetësor me Pacientin në Qendër është orientim i ri programor i shëndetësisë në Kosovë, i cili marëdhëniet profesionist shëndetësor – pacient i kalon nga një sistem paternalist i kujdesit shëndetësor (sistem ku pacienti nuk merr pjesë në trajtimin e tij sepse “mjeku i di të gjitha”) në një sistem ku promovohet autonomia e pacientit si një partner i barabartë i kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht të mirave të dëshmuara që ka ky sistem, pacientin dhe stafin mjekësor i ka vënë në një situatë të pa volitshme. Pacientët janë ata të cilët bëjnë trysni për respektimin e të drejtave që dalin nga koncepti “Pacienti në Qendër”, ndërsa stafi shëndetësor është mësuar me sistemin “paternalist” të trajtimit të pacientëve. Kjo gjë ka bërë që palët në një mardhënie klinicist – pacientë të mos kenë raporte të mira.

Për ta trajtuar këtë problematikë në një rrafsh shkencor është duke u organizuar Konferenca e Parë Ndërkombëtare “Profesionisti Shëndetësor, Pacienti dhe të Drejtat e Tyre” e cila do të mbledhë ata që punojnë pa u lodhur për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për të ndarë ekspertizën e tyre dhe për të ofruar shembuj inovativ që nxisin partneritetin midis pacientëve, familjeve, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, kërkuesve dhe krijuesve të politikave.

Prezantues nga Aleanca Botërore e Organizatave të Pacientëve, Shoqata Botërore e Ligjeve Mjekësore, Shoqata e Mjekëve Amerikan, Forumi Evropian i Pacientëve, Avokati i Popullit të Kosovës, Përfaqësues të Stafit Mjekësorë si dhe emra të tjerë eminent ndërkombëtar dhe vendor, do ta bëjnë këtë event madhështor dhe shumë frytdhënës për pjesëmarrësit.

Kjo konferencë është një mundësi ideale për të kuptuar se cilat janë trendet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve në një marëdhënie profesionist shëndetësor – pacient dhe për të mësuar se si të menaxhohet me pakënaqësitë e tyre.

Qëllimi i ngjarjes

Sjellja e praktikave më të mira ndërkombëtare të marëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient do të ndikojnë në përmirësimin e raporteve dhe komunikimit mes tyre dhe të rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Objektivat

  • Promovimi i konceptit pacienti në qendër të sistemit shëndetësor
  • Nxitja e një dialogu social mes mjekut dhe pacientit
  • Shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare për të drejtat e pacientit
  • Përmirësimi i qasjes së personelit shëndetësor në raport me pacientin

Temat kryesore

  • Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër
  • Të drejtat e pacientëve
  • Të drejtat e profesionistëve shëndetësor
  • Etika profesionale mjekësore
  • Të drejtat për shëndet seksual dhe riprodhues
  • Siguria e pacientëve
  • Praktikat ndërkombëtare për menaxhimin e ankesave të pacientëve
  • Komunikimi profesionist shëndetësor – pacient
  • Politikbërja në fushën e shëndetësisë
  • Avokatët e pacientëve

 

AKREDITIMI

INSTITUCIONI Aktiv Pasiv
Oda e Mjekëve 20 15
Oda e Infermierëve 20 15
Oda e Fizioterapeutëve 20 15

 

Kush mund të marrë pjesë

Konferenca është e dobishme për të gjithë stafin mjekësor, me theks të veçantë Mjekët, Infermierët, fizioterapeutët, organizatat e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor, inspektorët shëndetësor,
studentët e shëndetësisë dhe drejtësis, punëtorët social, hartuesit dhe zbatuesit e politikave shëndetësore dhe të gjitha palët e tjera që kanë impakt në shëndetësi.

Vëmendje

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, në momentin që plotësohet numri do të ndalet regjistrimi, andaj ju që jeni të interesuar regjistrohuni sa më herët.

Kontakt

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK
Patients’ Rights Association of Kosova – PRAK
Rr. 11 Marsi, LAM 3B, nr 2, Ortakoll Prizren Kosovë
www.prak-kosova.org
info@prak-kosova.org
+ 383 49 946 201

Kliko këtu për t’u regjistruar