PRAK Ekipi – PRAK

Besim Kodra

Drejtor Ekzekutiv

Me profesion është jurist. Pas diplomimit në Kolegjin Fama, për një vit ka punuar në zyre të avokatisë. Pastaj është angazhuar si bashkëpunëtorë profesional i një përmbaruesi privat.
Besimi është inicuesi i krijimit të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve Kosovë – PRAK dhe një prej themeluesëve të saj. Ka qenë menaxher i programit për ankesa të pacientëve. Besimi është trajner për të drejtat e pacientëve, ku ka zhvilluar një numër të madh të trajnimeve për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, gazetarë, punëtorë shëndetësorë etj. Është anëtarë i Bordit për Mbikëqyrje Etike dhe Profesionale në Ministrinë e Shëndetësisë, Anëtar i Grupit të Angofit për specializim të mjekëve familjarë, kryetar i Bordit të Organizatave për të Drejta në Shëndet Seksual dhe Riprodhues, anëtar i grupit punues të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 02/L-38 për Inspektoratin Shëndetësor, po ashtu edhe në shumë grupe tjera për plotësim/ndryshim të Ligjeve dhe të Udhëzimeve Adminsitrative në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesmarrës në shumë nisma ligjore për shëndetësi dhe jo vetëm. Besimin mund ta kontaktoni në besim.kodra@prak-kosova.org

Edona Muqaj

Koordinatore

Edona me profesion është ekonomiste, është një prej anëtarëve themelues të OJQ PRAK . Në rolin e saj si ekonomiste është anëtare e Komitetit të Adutimit në SHSKUK, dhe vitet e fundit punon në menaxhim të atkiviteteve të PRAK, koordinim të projekteve dhe raportim të tyre. Po ashtu përfaqëson shoqatën në takime dhe evente të ndryshme vendore.

Studimet bachelor i ka përfunuar në drejtimin Ekonomi, dega Banka, financa, Kontabilitet në Kolegjin Fama. Duke mos mjaftuar me këtë Edona ka të përfunduar trajnimin për ndërmarrësi në kuadër të organizatës evropiane EuKosvet 6, po ashtu edhe trajnimin për kontabilitet në po këtë organizatë. Po ashtu është trajnuar në fushën e prokurimit, menaxhimin e OJQ-ve etj.
Në të kaluarën ka punuar si teknike e kontabilitetit në kompanin prodhuese Frutex shpk, në të cilën përveq përvojës në këtë fushë ka fituar njohuri dhe përvojë edhe në menaxhim. Ka punuar poashtu në hulumtime të ndryshme tek kopmania IDRA. Edonën mund ta kontaktoni në edona.muqaj@prak-kosova.org

Fatlind Elshani

IT i PRAK

Fatlindi diplomoi në Fakulltetin e Shkencave Kompjuterike, drejtimi i  ‘Teknologjisë së informimit dhe telekomunikimit’ pranë Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Anëtar i PRAK është që prej themelimit të saj, ku është i angazhuar si IT i shoqatës, punon në dizajn të materialeve për publikim në internet dhe kujdeset në shpërndarjen e tyre në rrjet më të gjerë.

Kontakt: Fatlind.elshani@prak-kosova.org

Bashkim Sylaj

Web menaxher i PRAK

Bashkimi me profesion është infermier, ka diplomuar pranë Kolegjit Biznesi dhe ka marrë titullin infermier i avancuar nga Ministria e Shëndetësisë. Është organizator i shumë eventeve me fokus në shëndetësi, mban trajnime për informatikë dhe tekonologji, po ashtu është asistent në Kolegjin Biznesi.

Bashkimi është anëtarë i PRAK prej themelimit të saj, vazhdon ende të angazhohet për mneaxhimin e Web dhe dizajnin e materialeve për shtyp. Bashkimin mund ta kontaktoni në bashkim.sylaj@prak-kosova.org

Arbnijë Delijaj Gashi

Arbnija me profesion është juriste, Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Pas diplomimit ka vazhduar praktikë pranë Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Prizren për një vitë me radhë. Arbinja profesionin si juriste e ka ushtruar edhe në Zyrën e avokatisë ku ka qenë e angazhuar me takimin me palë dhe formulimin e akteve të ndryshme (ankesa, autorizime), ka qenë pjesë e projektit CLE Contract Law Enforcement të USAID ku ka bërë monitorimin e impelemtimit të kontratave në sektorin e agrikulturës. Tani Arbnija është nëpunëse ligjore në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Arbnija në PRAK është anëtarësuar që nga viti 2016, është angazhuar si juriste dhe monitoron herë pas here ecurinë dhe respektimin e të drejtave të pacientëve në Sistemin Shëndetësor në Kosovë, hulumtimi i praktikave të ndryshme nga shtete ku të drejtat e pacientëve janë më të respektuara, angazhime në organizimin e eventeve të ndryshme të PRAK etj. Arbnijën mund ta kontaktoni në arbnijë.gashi@prak-kosova.org

Leutrim Krasniqi

Protektor

Leutrimi është jurist i diplomuar pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Praktikën si avokat e ka vazhduar që nga viti 2012.

Në PRAK është anëtarësuar që nga viti 2013, ku një kohë ka punuar si protektor në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku ka pranuar ankesa të ndryshme nga pacientët dhe ka bërë zgjidhjen e tyre. Ka punuar në KQZ si trajner. Po ashtu ka punuar edhe si trajner i të drejtave të pacientëve për qytetarë në kuadër të PRAK. Leutrimin mund ta kontaktoni në leutrim.krasniqi@prak-kosova.org

Agron Zogaj

Protektor

Agroni është jurist, ka diplomuar në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës.

Në PRAK është angazhuar që nga viti 2015, ku një kohë ka punuar si protektor në QKUK, ku ka pranuar ankesa të ndryshme nga pacientët dhe ka bërë zgjidhjen e tyre. Ka punuar në KQZ si trajner. Agronin mund ta kontaktoni në agron.zogaj@prak-kosova.org

Tringa Iseni Kadolli

Adm&Vizibilitet

Është ekonomiste e diplomuar, dhe vazhdon studimet master në lëmin e marketingut në Universitetin e Prishtinës. Në të kaluarën ka punuar si përgjegjëse për administratë në kompani të sigurimeve.

Që nga viti 2016 është anëtare e PRAK, ku ka filluar së angazhuari në administrimin e zyrës qendrore të PRAK dhe në vizibilitetin e saj. Tringën mund ta kontaktoni në tringa.kadolli@prak-kosova.org

Arber Shehu

Përfaqësues

Arbër diplomoi në Universitetin e Prishtinës në fushën e mjekësisë ku mori titullin mjek i përgjithshëm. Ka bërë praktikën dhe trajnim në departamentin e mjekesisë interne dhe njësisë intenzive në Texas Tech of the Permian Basin, Midland Memorial Hospital, Texas, në klinikën e gastoenterologjisë në New York. Ka punuar si Mjek tek shërbimi urgjent në Pizren, kurse tani punon si Mjek i pergjithshëm në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Arbëri në PRAK ka filluar të angazhohet në fillim të vitit 2018, ku eksperienca e tij e fituar në fushën e shëndetësisë ndihmon që PRAK të jetë më e plotësuar në këtë aspektin profesional. Ai tani është i angazhuar në mbajtjen e trajnimit për grupe të margjinalizuara kryesisht në masa parandaluese të sëmundjeve të ndryshme.

Lumbardh Bytyqi

Përfaqësues

Lumbardh me profesion është doktor i mjekësisë, studimet bazike i ka përfunuar në Universietin Shtetëror të Tiranës. Në PRAK ka filluar të angazhohet që nga muaji qershor 2018, ku është anëtar i Ekipit mbështetës për hartimin e planit strategjik për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe në Komitetik teknik për revidimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.

Profesionin e tij si doktor e ka ushtruar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Po ashtu, ka punuar në Caritas Kosova në Qendrën Mjekësore Familjare në Romajë. Lumbardhi ka marrë pjesë në disa kongrese për mjekë, të cilat kanë qenë të organizuara në Kosovë dhe Maqedoni.

Liridon Shala

Përfaqësues

Liridoni studioi në Universitetin e Tetovës dega Farmaci. Aktualisht punon si farmacist.

Në PRAK ka filluar të angazhohet që nga viti 2018, ku përfaqëson shoqatën si anëtar në grupin punues të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 02/L-128 për barnat narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë.

Ylli Hoti

Përfaqësues

Me profesion është stomatolog. Është njohës i sistemit shëndetësor.

Në PRAK është i angazhuar që nga viti 2014.  Aktualisht përfaqëson shoqatën si anëtar në grupin punues për Plotësim ndryshimi të UA nr.09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit professional dhe pajisjeve medicinale të Institucioneve private shëndetësore dhe jashtë spitalore.

Gëzim Krasniqi

Me profesion është mjek. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht ushtron profesionin e tij si pediatër.

Në PRAK është i angazhuar që nga viti 2017, ku përfaqëson shoqatën si anëtar në Grupin punues për plotësim/ndryshim të Udhëzimit Administrativ nr. 08/2017 Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.