PRAK E kundërligjshme vendosja e taksës prej 30 Euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor – PRAK

07.03.2019

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës ka vërtetuar pretendimet e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë  – PRAK se Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut/pacientit me vendosjen e taksës prej 30 Euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor.

Me datë 06.11.2018 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i është drejtuar Avokatit e Popullit për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të Odës së Mjekëve për vendosjen e taksës 30 Euro për ankesa të pacientëve, nën pretendimin se një taksë e tillë është e kundërligjshme, cenon të drejtat bazë të pacientëve dhe nuk i kontribuon raporteve të mira mjek – pacient.

Me datë 06.03.2019 nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës kemi pranuar Rekomandim të cilin ky Institucion e ka bërë për Odën e Mjekëve të Kosovës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, pasi që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Ky rekomandim është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët/pacientët të cilët në të ardhmen do të ngrisin procedura disiplinore ndaj stafit mjekësor që vepron në kundërshtim me të drejtat e tyre dhe Kodin e Etikës Mjekësore.

Për më shumë, të bashkëlidhur gjeni Rekomandimin e Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës dërguar Odës së Mjekëve të Republikës së Kosovës.

Falenderojmë Avokatin e Popullit për një punë shumë korrekte dhe profesionale në nxjerrjen e këtij rekomandimi.

289-2019, Letër rekomandim

                                                                                                                                           
Me respekt,
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë
Patients` Right`s Association in Kosovo

www.prak-kosova.org
+386 49 946 201
Rr. 11 Marsi Lam 3B nr.2, Prizren-Kosovë