PRAK Dita Botërore e shëndetit, 2019 e gjenë Kosovën me një sistem shëndetësor të brisht i cili nuk garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytatarëve të sajë! – PRAK

Dita Botërore e shëndetit, 2019  e gjenë Kosovën me një sistem shëndetësor të brisht i cili nuk garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytatarëve të sajë!

Një sistem shëndetësor duhet të jetë i dizajnuar për të adresuar nevojat e ndryshme të popullatës në mënyrë të drejtë, efikase dhe të përgjegjshme. Sistemet shëndetësore edhe pse ndryshojnë në masë të madhe në mënyrën se si janë të organizuara, të menaxhuara, dhe të financuara, duhet të sigurojnë barazinë në akses, në cilësinë e lartë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë financiare të shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë popullsinë, bazuar kryesisht në nevojën dhe jo në aftësinë për të paguar. Vlerat themelore të barazisë, universalitetit dhe solidaritetit, mbështesin sistemet shëndetësore në të gjithë rajonin Europian.
Të gjitha sistemet janë të bazuara në solidaritetin mes individëve të sëmurë dhe të shëndetshëm, mes të varfërve dhe të pasurve, mes të rinjve dhe të moshuarve, ashtu edhe në mes të atyre që jetojnë në zonat urbane dhe rurale. Qëllimi kryesor për të arritur një akses të barabartë në kujdesin shëndetësor të të gjitha grupeve shoqërore, është për të reduktuar, ose të paktën jo për të thelluar më tej, pabarazitë shëndetësore ekzistuese midis personave të ndryshëm.

Shëndet 
#PRAKKosova