PRAK Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile për implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore – PRAK

15.12.2017
Prishtinë,

Duke e ditur se:

  • Ligji për Sigurime Shëndetësore është miratuar në vitin 2014;
  • Sigurimet Shëndetësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve;
  • E vetmja zgjidhje që e nxjerrë shëndetësinë nga gjendja aktuale janë Sigurimet Shëndetësore;
  • Ka një zvarritje të pa arsyeshme të implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore;

Një pjesë e organizatave të shoqërisë civile që preken nga ky ligj, me datë 15.12.2017 kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të vihet në zbatim ligji për Sigurime Shëndetësore dhe se ofrojnë të gjithë potencialin e tyre që t`i ndihmojnë këtij procesi që ai të realizohet më shpejtë dhe më lehtë. Shpresojmë shumë që kërkesat tona do të zbatohen nga ana e juaj.

Ne jemi të vetëdijshëm që këto kërkesa nuk janë të vogla dhe nuk janë të lehta. Por, Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacient”.

Këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahje të mbarë.

Deklaratë-nga-OJQ-per-fillimin-e-Sigurimeve-Shëndetësore