PRAK Bordi – PRAK

Agron Bytyqi

Kryetar i Bordit

Agroni me profesion është magjister i menaxhimit shëndetësor mësimdhënës i infermierisë. Studimet bachelor dhe master i ndjeku në Kolegjin Kristal të R.Shqipërisë.

Anëtar i PRAK është që nga themelimi i saj, viti 2013, kurse kryetar i Bordit të PRAK është emëruar në vitin 2017. Ai e përfaqëson shoqatën në arenën ndërkombëtare ku diskutohet për tema me interes për pacientët dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi. Po ashtu, është anëtarë në grupin punues për plotësim ndryshim të Stautit për Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës, anëtarë në grupin punues për plotësim/ndryshim të Udhëzimit Administrativ për 08/2015 për Udhërrëfyes dhe protokole klinike dhe në atë të Projektligjit për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-125 për Shëndetësi.

Përveq kësaj Agroni punon si Sekretar i përgjithshëm i Asociacionit Shëndetësorë Profesional, ka punuar si mësimdhënës në Universitetin Kristal, Kolegjin Haimerer etj

Muhamedali Kodra

Anëtar i Bordit

Muhamedali me profesion është ekspert i Menagjimit shëndetësor & Stomatolog. Studioi mjekësinë dega Stomatologji në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet posdiplomike i përfundoi për Menxhim Shëndetësor në UN University for peace – European Center for Peace and Development. Ka mbaruar shkollën verore në XIII ECPD Intenational summerschool: “Management of health care institutions”, Budva, Mali i zi, po ashtu ka përfunduar trajnim specialistik në universitetin “Sylejman Demirel” në Isparta, Turqi.

Muhamedaliu është njëri nga themeluesit e PRAK, Deri në vitin 2017 ka qenë kryetarë i Bordit të PRAK, tani vazhdon angazhimin e tij në shoqatë kryesisht në Strategjinë e Shoqatës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Muhamedaliu përfaqëson PRAK-un në mekanizma dhe grupe të ndryshme institucionale vendore dhe ndërkombëtare. Ai është anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë. Po ashtu, është anëtar i grupit punues të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-249 për sigurime shëndetësore dhe në grupin punues për plotësim/ndryshim të Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kritereve, lirimin nga pagesa e premiumit, pagesa, bashkë-pagesa dhe pagesave tjera tjera për sigurimin shëndetësor për qytetarët e Kosovës sipas testit zyrtar të varfërisë.

Përveq punës vullnetare në PRAK, punon si stomatolog, po ashtu është anëtarë në OJQ të ndryshme të fokusuara në Shëndetësi, pjesëmarrës në shumë konferenca botërore etj.

Ruzhdi Rexha

Anëtar i Bordit

Ruzhdiu ka të përfunduar studimet mater për menaxhim të sigurisë. Në PRAK është i anëtarësuar që nga viti 2016. Me një përvojë dhe vullnet të madh ai ka arritur të emërohet anëtar i Bordit të PRAK që nga viti 2017.

Ruzhdiu ka qenë epror ushtarak, Drejtori i Departamentit për politikat e sigurisë në Prishtinë, Menagjer i kompanive të ndryshme, Drejtor i Departamentit për punë dhe mirqenje sociale, Ligjerues në Shkollën e eprorëve reserve

Shyqeri Gashi

Anëtar i Bordit

Profesioni: Ekonomist, ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dega Menagjment në Universitetin e Prishtinës.

Shyqeri Gashi është anëtarë i PRAK qysh prej themelimit të saj. Kurse anëtar i Bordit prej vitit 2015.

Sylejman Nishori

Anëtar i Bordit

Profesioni: Specialist nga lëmia e Otorinolaringologjisë

Është i njohur për profesionalizmin e tij si Otorinolaringolog. Ka punuar si mjek mysafirë në Qendrën Klinike Universitare të ULM-it dhe disa qendra të tjera të Gjermanisë dhe në atë të Turqisë. Është Anëtar i Shoqatës së Otorinolaringologëve të Kosovës. Profesionin e tij e ushtron edhe në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme në këtë sferë në mbarë botën. Është autor i shumë publikimeve kombëtare sa i përket Otorinolaringologjisë, e cila ndihmon shumë që Shëndetësia në vendin tonë të jetë një hap me kohën.